Konflikt mes familjesh në Korçë me të shtëna armësh në ajër, policia prangos një shtetas, shpall në kërkim dy vëllezërit e tij

Aktualitet | 3 vite më parë

Tre vëllezër që dyshohet se terrorizuan qytetin e Korçës me të shtëna në ajër, në përpjekje për të kërcënuar një familje tjetër të këtij qyteti, janë identifikuar tashmë nga policia.

Në pranga ka rënë një 24- vjeçar, ndërsa dy vëllezërit e tij janë shpallur në kërkim policor.

Mbi 24- vjeçarin, i cili është edhe autori i dyshuar i të shtënave me armë zjarri në ajër, rëndon edhe akuza e thyerjes së vendimit të gjykatës “Arrest shtëpie“.

Ngjarja

Sipas policisë, i arrestuari bashkë me dy vëllezërit e tij, fillimisht kanë kanosur shtetasin F. R. dhe të babait të tij për motive të dobëta.

“Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 17, ndërmjet disa shtetasve, kanë identifikuar dhe kanë vënë në pranga shtetasin M. S., 24 vjeç. Ky i fundit, së bashku me 2 vëllezërit e shpallur në kërkim, shtetasit M. D. dhe Dh. D., për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur fillimisht shtetasin F. R. dhe më pas babanë e tij.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas uniformave blu, dyshohet se me qëllim kanosjen e këtyre shtetasve, shtetasi M. D. ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

“Në vijim, nga verifikimet rezultoi se shtetasi i arrestuar M. S., aktualisht ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për prodhim dhe shitje narkotikësh.Vijon puna për kapjen e shtetasve M. D. dhe Dh. D. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”- përfundon njoftimi i policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme