Vijon megaoperacioni kundër kultivimit të bimëve narkotike, Balla: Në 72 orë 20 897 bimë cannabis të asgjësuara!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar rezultate e atij që ai e ka cilësuar si megaoperacioni i Policisë së Shteti kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Në një reagim në rrjetet sociale, zoti Balla bën të ditur se në 72 orët e fundit janë asgjësuar rreth 20 897 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, ndërsa u angazhuar rreth 6 000 forca policore, dhjetra dronë… etj.
Numri më i madh i bimëve u asgjesua në Shkodër, 15 744 bimë cannabis sativa, në Krujë u asgjësuan 1909 bimë narkotike, në Lezhë u asgjësuan 1854 bimë dhe në Tropojë u asgjësuan 1390 bimë narkotike.
Gjatë këtyre operacioneve disa persona janë ndaluar nga policia dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim.
“Me qëllim asgjësimin e çdo bimë cannabis sativa të kultivuar, Policia e Shtetit do të intensifikojë edhe më shumë kontrollet në të gjithë vendin, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese, për të marrë informacion në lidhje me tentativat për kultivim të bimëve narkotike” ka deklaruar ministri Balla.
Megaoperacioni policor antikanabis do të vijojë pandërprerë në të gjithë territorin. I inkurajoj dhe i falenderoj qytetarët që bashkëpunojnë me Policinë, për përmbushjen e objektivit të megaoperacionit si dhe për denoncimin e çdo paligjshmërie tjetër”, përfundon reagimin e tij Ministri i Brendshëm Taulant Balla.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




