Berisha: Havzi Nela – gjeni i kurajës njerëzore, simbol në historinë e mendimit të lirë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, bëri të premten vlerësimet më të larta për figurën e Havzi Nelës, poetit desident i cili 35 vjet më parë, më 10 gusht 1988, u ekzekutua me varje nga diktatura komuniste.
Në takimin pëkujtimor të organizuar nga grupimi i Rithemelimit në Partinë Demokratike, zoti Berisha bëri një vlerësim shumëdimensional të poetit martir.
“Havzi Nela ishte një gjeni i kurajës njerëzore. Në udhëtimin e një intelektuali mes konformizmit dhe qëndresës ai zgjodhi qëndresën dhe qëndroi i pamposhtur në çdo rrethanë” tha zoti Berisha.
Elegjia e tij, “Ejani të vajtojmë Shqipërinë” është një nga elegjitë më të bukura të letrave tona, tha ai.

Lavdije Nela, bashkëshortja e poetit tha se problemet ende nuk kanë reshtur për familjen e saj pavarësisht këtyre tri dekadave demokraci. Ajo u shpreh për mungesë mbështetjeje tek dhënia e drejtësisë ndërsa tha se në krye të shtetit, qeverisë, në parlament, vazhdojnë të qeverisin bijtë e bllokmenëve të dikurshëm.

Folës të ndryshëm në takim çmuan lart figurën e poetit disident, duke e konsideruar si një simbol frymëzimi për brezin e ri.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




