Me pushime në Greqi, 51-vjeçari shqiptar qëllohet me 10 plumba. Dyshohet për larje hesapesh

Aktualitet | 3 vite më parë

51-vjeçari Andrea Kalemi ka mbetur i plagosur rëndë në Greqi, si pasojë e një atentati. Ngjarja u regjistrua në ishullin Paxos, ku sipas mediave greke, shqiptari, Kalemi kishte shkuar për pushime me bashkëshorten dhe fëmijët e mitur.

Ai është qëlluar 10 herë, ndërsa autori dyshohet se është po ashtu shqiptar.

Paraprakisht mësohet se Kalemi është subjekt i njohur për policinë shqiptare prej lidhjeve me të afërm që kanë qenë po ashtu viktima të atentateve të ndryshme.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh, teksa autoritetet greke janë në kërkim të autorit. 51-vjeçari Kalemi është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shënjestra mbante dy emra: Adriatik ose Andrea Kalemi. Në Shqipëri ai është i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetorin e vitit 2022 në zonën e Selitës në Tiranë.

Mësohet se Kalemi është kushëriri i parë i Aleksandër Sadikajt, i cili mbeti i vrarë në një atentat me tritol në automjetin e tij në afërsi të Saukut në Tiranë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme