Tiranë/ Transportonin mallra kontrabandë drejt Shqipërisë, arrestohen babë e bir

Babë e bir janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për transport mallrash të kontrabanduara.
Policia bën me dije se autorët, 58 dhe 29 vjeç, dyshohet se transportonin mallra të kontrabanduara drejt Shqipërisë dhe i magazinonin në subjektin që administronin.
Po ashtu është proceduar edhe punonjësi i tyre, që i shpërndante mallrat kontrabandë në disa pika shitjeje.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në administrim nga shtetasit Sh. A., dhe E. A., në rrugën “Xhanfize Keko”, shërbimet e Policisë gjetën mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto mallra ishin transportuar drejt Shqipërisë, nga dy të arrestuarit, të cilët i magazinonin në këtë subjekt, dhe më pas mallrat shpërndaheshin nga shtetasi A. A., në disa pika shitje, në zona të ndryshme të Tiranës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




