TIA: Qytetarët të paraqiten 3 orë para për check-in, masa deri më 10 shtator

Aktualitet | 3 vite më parë

Çdo qytetar që do të udhëtojë përmes Aeroportit të Rinasit, duhet të paraqitet 3 orë përpara kohës së nisjes së avionit, për të bërë check-in. Ky orar duhet të respektohet deri më datë 10 shtator.

Njoftimi i TIA, i dhënë një ditë më parë (8 gusht), sqaron se kjo masë është marrë për shkak të fluksit të lartë të pasagjerëve në këtë periudhë.

“Për të siguruar udhëtim të qetë dhe për të akomoduar vëllime të rritura të pasagjerëve gjatë kësaj periudhe, ne kërkojmë me mirësi të gjithë pasagjerët të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 orë përpara kohës së planifikuar të nisjes. Kjo masë proaktive do të na ndihmojë të mbajmë operacione efikase dhe t’ju ofrojmë një përvojë pa stres.

Ju lutemi, merrni parasysh kohën e mundshme shtesë që kërkohet për kontrollin e bagazheve, kontrollet e sigurisë dhe çdo rrethanë të paparashikuar që mund të lindë”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme