Kthjellime dhe rritje temperaturash, moti për ditën e sotme

Gjatë ditës së sotme (9 gusht), vendi ynë do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Gjatë orëve të para të ditës, temperaturat minimale në pjesën më të madhe të vendit do të jenë 12-15 gradë celcius, ndërsa temperaturat maksimale do të regjistrohen kryesisht në Gjirokastër, Elbasan dhe Durrës, vlera e së cilave do të arrijë në 34 dhe 35 gradë celcius.
Përgjatë relieveve kodrinore-malore hera-herës do të ketë prezencë të reshje të dobëta dhe të izoluara të shiut.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina fiton shpejtësi deri 13m/s.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




