Vranë 32-vjeçaren në Durrës, Gjykata lë në burg Aldo Brahimajn dhe Ylli Grabovarin

Aktualitet | 3 vite më parë

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Aldo Brahimajn dhe Ylli Grabovarin të akuzuar për vrasjen e Luljeta Prezes pranë urës së Dajlanit. Prindërit e Aldo Brahimajt kanë thënë se djali i tyre ishte larguar afro një muaj më parë nga shtëpia dhe ata e dinin se ishte në Fier, ku punonte duke mbledhur kanaçe.

Nëna Donika Hamzai, thotë se nëse djali i saj është fajtor të marrë dënimin që meriton.

32 vjeçarja Luljeta Preza u qëllua për vdekje me thikë për paratë që merrte nga shfrytëzimi i saj për prostitucion. Policia arrestoi lidhur me ngjarjen e rëndë edhe Eridon Patlli nën akuzën e shfrytëzimit të një 15- vjeçareje për prostitucion, që ditën e ngjarjes së rëndë ishte dëshmitare por nuk kallëzoi krimin.

Gazetare: Heriselda Dyrmishi

/RTSH/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme