Krifca me task-forcën e AKU në Vlorë: Ka subjekte që cenojnë sigurinë ushqimore

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, së bashku me task-forcën e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar kontrollet në Vlorë për garantimin e sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve vendas e të huaj.
Ministrja Krifca bëri me dije një rast problematik të evidentuar në Dhërmi, ku një subjekt Fast-Foodi, ofronte dhe akullore, etiketat e të cilave fshiheshin dhe ishin jashtë afateve të skadencës.
“Me task-forcën e autoritetit kombëtar të ushqimit jemi sot në Vlorë.
Nevoja për ndërgjegjësim dhe respektim të rregullave të sigurisë ushqimore bëhet më imediate, ndaj në javën e 7-të të aksionit, në çdo qytet bregdetar dhe zona të tjera turistike të Shqipërisë, jemi në aksion për të parë përputhshmërinë e qytetarëve që ofrojnë shërbime të ushqimit, që të jenë në respektim të rregullave.
Kemi dhe penalitete sikurse kemi bërë me referimin e tyre në prokurori.
Në Vlorë kemi evidentuar problematikë në një subjekt në Dhërmi gjatë shërbimit të ofrimit të Fast Food-eve, ofroheshin dhe produkte të akulloreve, ku janë gjetur raste që nuk garantonin gjurmueshmërinë dhe fshirjen e etiketave dhe afateve të skadencës. Kjo vepër s’mund të ndodhë, sepse cenon sigurinë ushqimore për qytetarët. Çdo subjekt që tenton të mashtrojë, nuk do tolerohet nga task-forca”, tha Krifca.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




