Qerret/ U zunë poshtë nga tarraca e banesës, humb jetën 55-vjeçari, plagoset i riu

Aktualitet | 3 vite më parë

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e shembjes së tarracës së një banese në fshatin Qerret.

Policia bën me dije se ka humbur jetën 55-vjeçari Shaban Shehu, pronari i banesës i zënë poshtë pas shembjes së soletës. Një 27-vjeçar që po e ndihmonte viktimën me punë ndërtimi është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 13:15, në fshatin Qerret, është shembur tarraca e banesës së shtetasit Sh. Sh., rreth 55 vjeç, dhe ka zënë poshtë shtetasin Sh. Sh. dhe shtetasin A. R., 27 vjeç (i punësuar nga shtetasi Sh. Sh.), të cilët po kryenin punime ndërtimi.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rrënojat, të të 2 shtetasve. Shtetasi Sh. Sh. (pronari i banesës), për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën, ndërsa shtetasi A. R. është transportuar menjëherë në spital dhe po merr asistencë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme