U arrestua me urdhër të Gjykatës Speciale, protestë në Tiranë për lirimin e ish- luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj

Aktualitet | 3 vite më parë

Një protestë me kërkesën për lirimin e ish luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, u mbajt këtë të dielë në sheshin “Skënderbej“ në Tiranë. Me pankarta në duar, protestuesit kundërshtonin mbajtjen në paraburgim në Tiranë me qëllim ekstradimi në Dhomat e Specializuara, nën akuzën se ka frikësuar dëshmitarët. Protesta u mbaj nga shoqata “Krahët e Shqiponjës”.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik në Tiranë me kërkesë të Gjykatës Speciale të Kosovës. Ai po mbahet në paraburgim për një afat 40 ditor në pritje të ekstradimit. Në sallën e gjyqit Goxhaj i mohoi akuzat ndaj tij.

/rtsh/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme