Vrau në vitin 1997, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari. Qarkullonte me dy emra në shtetin fqinj

Aktualitet | 3 vite më parë

Një 49-vjeçar është ekstraduar nga Italia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me paramendim në vitin 1997 dhe kishte plagosur një person tjetër po në atë kohë.

Policia në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe autoritetet italiane ka lokalizuar e vendosur në pranga 49-vjeçarin Artur Doku i njohur ndryshe me emrin Gent Sherifi.

Sipas dosjes së policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit në Tiranë e ka dënuar atë me 15 vite burg në mungesë për vrasjen e një shtetasi dhe plagosjen e një tjetri në vitin e mbrapshtë 1997.

“Në bazë të informacioneve të dërguara nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, është lokalizuar dhe arrestuar në Itali, shtetasi Artur Doku alias Gent Sherifi, 49 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 1997, 49-vjeçari ka vrarë me armë zjarri shtetasin I. Ç., dhe ka plagosur shtetasin D. Ç.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi nga Italia drejt vendit tonë”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme