Vrasja e Luljeta Prezës/ Arrestohet Eridon Patlli, Policia: E shfrytëzonte për prostitucion

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia e Durrësit ka arrestuar 24-vjeçarin Eridon Patlli, pasi akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion 32-vjeçaren e vrarë më 2 gusht, Luljeta Preza.

Arrestimi i Patllit erdhi pas kallëzimit nga 15-vjeçarja e proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim të vrasjes së 32-vjeçares.

Blutë e Durrësit sqarojnë se “arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 02.08.2023, ka kallëzuar shtetasja 15 vjeçe, e proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ditën e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Deluzion”, se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me shtetasin E. P., ky i fundit e ka shfrytëzuar për prostitucion”.

32-vjeçarja Luljeta Preza u gjet më 2 gusht pa shenja jete poshtë urës së Dajlanit. Policia arrestoi një ditë më parë (3 gusht) dy persona si autorë të vrasjes së 32-vjeçares Luljeta Preza, ndërsa procedoi tre të tjera për moskallëzim krimi.

Policia bëri me dije se 32-vjeçarja u konfliktua me dy të arrestuarit për motive të dobëta pas konsumimit të lëndëve narkotike, së bashku me B. S., M. M. dhe me një tjetër të mitur.

Gjatë konfliktit, A. B. dhe Y. G. e kanë goditur me thikë Luljeta Prezën, duke i shkaktuar vdekjen në vendin ku iu gjet trupi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme