Fluks i shtuar në doganat e Qafë-Thanës dhe Kapshticës. Mbi 19 mijë udhëtarë në 48 orë

Muaji gusht shënon rritje të numrit për personat që vijnë në Shqipëri nëpërmjet pikave të kalimit kufitar tokësor me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Burime zyrtare nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit bëjnë të ditur se vetëm gjatë 48 orëve të fundit nga pika e kalimit kufitar në Kapshticë kanë hyrë 7 570 shtetas drejt vendit tonë.
Ky numër paraqitet më i lartë në pikën kufitare të Qafë-Thanës ku kanë hyrë 12 073 shtetas. Në të dyja këto pika kufitare punohet duke alternuar numrin e sporteleve për të menaxhuar fluksin dhe për të mos krijuar radhë dhe pritje të qytetarëve.
Pritet që numri i hyrjeve, por edhe i daljeve të rritet edhe më shumë në ditët e ardhshme, pasi janë të shumtë shtetasit shqiptarë të cilët zgjedhin që pushimet t’i kalojnë në shtetet fqinje apo më larg.
Gazetar: K.Koçi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




