Tentuan të korruptojnë policët, 66 shoferë të kapur në flagrancë në Tiranë nga janari deri në korrik

Aktualitet | 3 vite më parë

Janë 66 shoferë të kapur në flagrancë në Tiranë, duke tentuar të korruptojnë efektivët, përgjatë periudhës janar-korrik 2023.

Shifra është bërë me dije nga Policia Rrugore, ndërsa për këta shoferë janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Po ashtu, Policia Rrugore thekson se në rrugët e kryeqytetit ka kontrolle të shtuara, me qëllim rritjen e sigurisë.

“Kontrolle të shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet. Rëndësi e veçantë i është kushtuar ndëshkimit të drejtuesve të mjeteve të cilët në kundërshtim me Kodin Rrugor, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative. Gjatë periudhës janar – korrik 2023 janë kapur në flagrancë 66 drejtues mjetesh që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, për të cilët janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme