Hapen aplikimet për studimet e larta në UAlbania, maturantët nga nesër zgjedhin programet

Të gjithë maturantët të cilët duan të vijojnë studimet e larta në Universitete, do të kenë mundësi nga nesër (29 korrik) deri më datë 3 gush të aplikojnë për programet që dëshirojnë të ndjekin përmes portalit UAlbania.
Lajmin e ka njoftuar Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila e konsideron këtë një moment të rëndësishëm për të gjithë maturantët.
Kushi ftoi maturantët që të vlerësojnë edhe programet e studimit të hapura në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit, si dhe veçanërisht programet e shpallura prioritet kombëtar, në të cilat mund të përfitoni përjashtim nga tarifat dhe bursë mujore sa paga minimale.
“Këtë vit përfitues të këtyre bursave do të jenë studentët pavarësisht notës mesatare, por gjithmonë duke plotësuar kriteret e pranimit për çdo program studimi.
Gjithashtu këtë vit, për herë të parë ju vjen në ndihmë edhe kredia studentore, e cila do të mbulojë tarifën e studimit dhe kostot e jetesës për ndjekjen e një programi studimi, të ciklit të parë ose të dytë.
Uroj sa më shumë prej jush t’i shfrytëzoni maksimalisht këto mundësi, për të vazhduar studimet në Shqipëri e pas diplomimit të jetoni, punoni e jepni kontribut për Shqipërinë tonë”, njofton Kushi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




