Vrau me thikë bashkëjetuesen, dënohet përjetë Ramiz Mici

Një tjetër i dënuar me burgim të përjetshëm do t’u shtohet burgjeve shqiptare. Gjykata e Elbasanit dënoi të mërkurën me burgim të përjetshëm Ramiz Micin. 37 vjeçari u deklarua fajtor për veprën penale “vrasje për shkak të rrethanave familjare”.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Elbasan në korrik të vitit 2022 ku pas një zënke xhelozie Ramiz Mici vrau me thikë Etlira Elezin, nënë e dy fëmijëve.
Të dy të divorcuar dhe prindër nga martesat e mëparshme, çifti kishte vendosur të bashkëjetonte në një banesë me qira në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan ku edhe ndodhi ngjarja tragjike.
Edhe Prokuroria e Elbasanit kërkoi burgim të përjetshëm për autorin e ngjarjes.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




