Procedohen 11 inspektorë të IKMT, u denoncuan në policinë e Tiranës nga një biznes privat

Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat, 11 inspektorë të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit pas një denoncimi të ardhur nga një subjekt privat. Ata akuzohen për shpërdorim detyre, hetime që do të vijojnë nga Prokuroria
11 punonjës të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit janë proceduar në gjendje të lirë nën akuzën shpërdorim detyre, pas denoncimit në Policinë e Tiranës nga një biznes privat.
Policia e kryeqytetit njofton se me marrjen e denoncimit nga Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar se një biznes privat ishin paraqitur për kontroll 11 inspektorë të IKMT-së por vetëm 4 prej tyre kishin urdhër për kryerjen e inspektimit në terren, u bë shoqërimi i tyre në komisariat.
Pas deklarimeve përkatëse dhe komunikimit me Prokurorinë e Tiranës, inspektorët u proceduan në gjendje të lire, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme që i atribuohen abuzimit të detyrës.
Gazetare: H. Dyrmishi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




