Zjarret në Vlorë dhe Fier/ Ndërhyhet me helikopter për shuarjen e flakëve, Peleshi: Po punohet edhe nga terreni

Aktualitet | 3 vite më parë

Gjatë gjithë natës forcat zjarrfikëse me mjetet e bashkisë por dhe të ushtrisë punuan për të izoluar flakët të cilat u intensifikuan shumë gjatë orëve të pasdites vonë të 23 korrikut. Është dashur ndërhyrja e helikopterit për vënien në kontroll të flakëve. 

Ministri i Mbrojtjes Peleshi tha se efektivët e repartit të Poshnjës po punojnë në terren në zonën e pyllëzuar në Peshtan.

“Efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar iu përgjigjën menjëherë kërkesës së autoriteteve vendore të Fierit për të ndihmuar me ndërhyrje nga ajri për vënien në kontroll të flakëve në Peshtan. Po punohet edhe nga terreni për të frenuar përhapjen e zjarrit që favorizohet nga era dhe temperaturat e larta.” shkruan Peleshi.

“8 mjete të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile të Komandës Mbështetëse, janë nisur drejt fushës së mbetjeve urbane në Vlorë për të ndihmuar në izolimin e flakëve. Deri në këtë moment duket se nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë” shkruan Ministria e Mbrojtjes në një postim në rrjetin social.

Ministria e Mbrojtës ka dërguar helikopter Cougar për të ndihmuar shuarjen e zjarrit në Vlorë nga ajri ndërsa mëngjesin e sotëm janë aktive dy vatra zjarri, por situata duket të jetë drejt përmirësim.

Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë edhe më parë nga flakët, ndërsa shkaqet nuk dihen ende, teksa nuk përjashtohet fakti se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme