VIDEO/ Rrezikoi jetën e plazhistëve në Spille me gomone, policia gjobit drejtuesin, bllokon mjetin lundrues

Aktualitet | 3 vite më parë

Shpërfillja e ligjit dhe injorimi i perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve, i ka kushtuar rëndë drejtuesit të mjetit lundrues. Në Spille, Durrës, policia, e njoftuar nga pushuesit, ka pikasur një person që me gomone kishte shkelur perimetrin e sigurisë, duke vënë në rrezik jetën e pushuesve, të cilët kishin mbushur detin edhe për shkak të temperaturave të larta.

Menjëherë Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndërhynë duke bllokuar mjetin lundrues, si dhe duke e ndëshkuar me masën administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomome.

“Policia Kufitare e Durrësit dhe Njësia Policore Detare, pas marrjes së njoftimit nga shërbimet e patrullës tokësore që patrullon në vijën bregdetare dhe nga pushues në plazhin e Spillesë, se një mjet lundrues gomone po lundronte brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Policia Kufitare identifikoi mjetin lundrues (gomone) dhe bëri bllokimin e menjëhershëm të tij. Gjithashtu, ndëshkoi me masë administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomone, për ushtrim të aktivitetit jashtë zonave të miratuara, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Mjeti i bllokuar u shoqërua në ambientet e SPK Durrës.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Kufitare Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese që të mos shkelin perimetrin e sigurisë dhe të zbatojnë me korrektësi rregullat e lundrimit, duke qenë të pajisur me dokumentacionin përkatës.

Policia Kufitare fton nga ana tjetër edhe qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie që cënon sigurinë e tyre, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme