Tragjedi në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës, mbytet babai me dy djemtë dhe kushëriri i tyre

Aktualitet | 3 vite më parë

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Liqenin e Hidrocentralit  të Banjës pas diten e së premtes. Sipas policisë katër persona janë mbytur ndërsa ishin futur për t’u larë në liqen. Ata janë identifikuar si A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi  M.Z, 20 vjeç. 

Në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas  për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin  dhe dokumentimin  e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

Një ngjarje e ngjashme ndodhi pak ditë më parë në plazhin e Vilë Bashtovës, ku u mbytën babai me dy djemtë e mitur. 

Njoftimi i policisë

Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në  Liqenin e Hidrocentralit  të Banjës.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë,  grupi hetimor dhe zjarrëfikësit, ku ka rezultuar se:

Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç ,  (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi  M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Gjiihashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas  për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin  dhe dokumentimin  e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme