I dënuar në Itali për trafik droge, GJKKO vendos konfiskimin e pasurive të Viktor Shorajt dhe personave të lidhur me të

Aktualitet | 3 vite më parë

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka vendosur konfiskimin e pasurive të Viktor Shorajt, i dënuar në Itali për trafik droge, dhe personave të lidhur me të. GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, ndërsa tashmë 6 pasuritë e konfiskuara, 4 prej të cilave apartamente, i kalojnë shtetit.

Viktor Shorajt, ka qenë subjekt i OFL, ndërsa rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga ana e autoriteteve italianë të drejtësisë për trafik droge dhe gjobëvënie. Dënimet ai i ka kryer përgjatë viteve 2000-2007 në shtetin Italian.

Pasuritë e sekuestrua:

Apartament Nr. 7/3 (2+1), me sip. 109,03 m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.

Apartament me Nr. 6/1 (2+1, me sip ndërtimi 110,36m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.

Njësia dyqan me sip ndërtimi 122m2 dhe 2(dy) poste parkimesh i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.

Apartament me sip 52,27 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.

Apartament me me sip. 54.50 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit Naim Toro.

Pasurinë e llojit “ndërtesë”, me sip. 134 m2, Lagja “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme