Plagoset teksa eksploronte kanionet e lumit Erzen, shpëtohet 39-vjeçarja gjermane me dy fëmijët e mitur

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia ka shpëtuar sot një turiste gjermane së bashku me dy fëmijët e saj të mitur pasi ishte dëmtuar dhe kishte mbetur në kanionet e lumit Erzen.

Sipas policisë, dyshohet se 39-vjeçarja gjermane së bashku me fëmijët e saj 13 dhe 15 vjeç, ka mbetur e lënduar në një zonë me terren shumë të vështirë.

“Sot, rreth orës 17:10, në kanionet e lumit Erzen, duke eksploruar natyrën, dyshohet se është dëmtuar, në një zonë me terren shumë të vështirë, shtetasja gjermane K. B., 39 vjeçe, e cila shoqërohej nga dy fëmijët e saj 13 dhe 15 vjeç. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t’i ardhur në ndihmë 39-vjeçares”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, “është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasen e dëmtuar.”

Shtetasja gjermane është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme