Ksamil, operacioni “Plazh i lirë”, sekuestrohen çadra dhe shezlongë

Policia e Sarandës njoftoi se ka ndërmarrë operacionin “Plazh i lirë” në Ksamil, në jug të vendit.
Në vendin e quajtur “Pema e Thatë” policia ka sekuestruar 152 çadra dhe 412 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.
Ajo procedoi penalisht 2 shtetas që kishin zënë hapësirën publike duke vënë çadra dhe shezlongë në mënyrë të paligjshme dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.
Prokurori nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: K. I., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe Gj. I., 59 vjeçe, banuese në fshatin Gjashtë, Sarandë.
Policia njofton se do të vazhdojë me intensitet kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të plazheve për të ndaluar abuzimet me vendosjen e çadrave dhe shezlongëve në hapsirat publike.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




