Ministri Peleshi thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura

Aktualitet | 3 vite më parë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka përsëritur thirrjen drejtuar të rinjve shqiptarë që të bëhen pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura.

“Jeni gati të bëheni pjesë e Akademisë prestigjoze të Forcave të Armatosura? Faza e përzgjedhjes së programeve të studimit për ciklin e parë bachelor po afron.  Plotësoni formularin A2 në portalin UAlbania https://aplikimi.ualbania.al/login dhe bëhuni pjesë e 60 kuotave duke zgjedhur një nga programet e studimit, siç janë Marrëdhënie Ndërkombëtare në Fushën e Mbrojtjes, Shkenca komunikimi në Fushën e Mbrojtjes dhe TIK në Fushën e Mbrojtjes”, shkruan zoti Peleshi në rrjetet sociale.

Këtë vit do të jenë 60 kuota për programet e studimit, Marrëdhënie Ndërkombëtare në Fushën e Mbrojtjes, Shkenca komunikimi në Fushën e Mbrojtjes dhe TIK në Fushën e Mbrojtjes.

Peleshi fton të interesuarit të skanojnë QRCode, të plotësojnë formularin A2 në periudhën 29 korrik deri më 3 gusht dhe të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme