Moti ekstrem/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Sot, dita më e nxehtë, priten temperatura deri në 42 gradë

I nxehti ekstrem duket se nuk do të ndalet, ndërsa kjo e mërkurë (19 korrik) pritet të jetë dita më e nxehtë në vend. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU) temperaturat sot pritet të kapin vlerat 41 deri në 42 gradë celsius.
I nxehti përvëlues vjen si pasojë e të nxehtit Afrikan që ka përfshirë prej disa ditësh jo vetëm vendin tonë por edhe pjesën më të madhe të Europës jugore.
Organizata Botërore Meteorologjike ka bërë me dije se vala e të nxehtit do të intensifikohet, ndërsa qendra e koordinimit të reagimit emergjent të BE-së lëshoi alarme të kuqe për temperatura të larta në pjesën më të madhe të Italisë, Spanjës verilindore, Kroacisë, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës jugore dhe Malit të Zi.
Në Itali, ishulli i Sardenjës regjistroi temperatura 44 gradë celsius dhe Roma arriti në 40 gradë celsius të martën, ndërsa Ministria e Shëndetësisë lëshoi alarme të kuqe për 20 nga 27 qytetet kryesore të vendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




