Pogradec, policia zbulon arsenal armësh, prangoset 40- vjeçari me precedent penal

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia e Pogradecit ka kryer një operacion në përfundim të të cilit ka sekuestruar një arsenal armësh dhe municioni luftarak. Operacioni u zhvillua pas hetimeve disajavore nga uniformat blu të Pogradecit, falë edhe burimeve inteligjente, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

“Vihet në pranga 40-vjeçari, A. J., banues në fshatin Starovë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, që posedonte arsenalin e armëve dhe municionit luftarak. Sekuestrohen një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krëhëra të armëve të zjarrit; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një granatë dore ofensive dhe pjesë të lëvizshme të pushkës, të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i trafikonte në drejtim të Maqedonisë së Veriut.”- thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme