Publikohen datat për aplikimin në universitete

Aktualitet | 3 vite më parë

Ministria e Arsimit ka publikuar datat se kur maturantët mund të aplikojnë për në universitet. Studentët do të kenë mundësi të aplikojnë këtë  vit vetëm në 2 raunde.

Pas raundit të fundit kandidatët do të regjistrohen në fakultete deri në plotësimin e gjitha kuotave.

Maturantët që mbyllën me sukses provimet e Maturës Shtetërore do të kenë mundësi të aplikojnë për në universitet nga data 29 korrik deri më 3 gusht.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj sqaron se aplikimi ashtu si në vitet e tjera do të bëhet në portalin U-Albania dhe se  kriteri bazë mbetet mesatarja, e cila duhet të jetë minimalisht 6, 5 për të pasur të drejtën e aplikimit.

Studentët do të kenë mundësi të regjistrohen këtë  vit vetëm në 2 raunde dhe jo në tre siç ka funksionuar vitet e tjera. 

Edhe maturantët të cilët kanë mbetur në ndonjë provim të maturës do tu jepet shansi të aplikojnë për studime të larta , por vetëm në raundin e dyte të aplikimeve.

Pas raundit të dytë, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët mund të vijojnë të regjistrohen në IAL deri në plotësimin e gjitha kuotave.

Gazetare Keti Toroveci

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme