Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplas për vdekje 79- vjeçarin

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar të hënën në mbrëmje në aksin Elbasan-Librazhd. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në fshatin Mengel, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Xh. A., 34 vjeç, ka aksidentuar shtetasin O. B., 79 vjeç, këmbësor.
Sipas policisë, 79-vjeçari pas mbërritjes në Spitalin Rajonal Elbasan, ka ndërruar jetë.
“Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.”- njofton policia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




