Tropojë/ Pushkë, municion luftarak dhe doza kanabisi, arrestohen dy 23-vjeçarët

Policia e Tropojës ka arrestuar dy 23-vjeçarë të cilët posedonin në kundërshtim me ligjin, armë zjarri dhe lëndë narkotike.
23-vjeçari B.A., dhe bashkëmoshatari i tij N.Ç, të dy banues në fshatin Sopot, Tropojë, mbanin në automjet lëndë narkotike kanabis sativa të ndarë në doza, gati për shitje.
Policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e 23-vjeçarit N.Ç., ku ka konstatuar dhe sekuestruar pushkë dhe municion luftarak.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit, municionin luftarak, dozat e lëndës narkotike dhe shumën e eurove.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të kontrolleve të mbështetura nga inteligjenca policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që posedojnë sende të kundërligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Xhirot”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit: B. A., 23 vjeç dhe N. Ç, 23 vjeç, të dy banues në fshatin Sopot, Tropojë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




