Valter Bami lihet në burg, avokati: Vendimi i Gjykatës, krejt arbitrar. Prokuroria nuk solli prova

Valter Bami është sot në burg nga Gjykata e Tiranës. Ai u arrestua për armëmbajtje pa leje pas atentatit ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas, Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.
Ndërkaq, avokati i Valter Bamit pretendoi se ky i fundit disponon një armë sportive me leje të marrë në fund të vitit 2020, ku dorëzoi në gjykatë edhe dokumentin përkatës, ndërsa e ka cilësuar vendimin si arbitrar.
“Ne argumentuam me prova me një leje arme që disponojmë prej tre vitesh e cila realizon qitje dhe ka të njëjtat përbërje e mikrogrimca që ka sjellë prokuroria si dyshuar i veprës penale armëmbajtje pa leje në ambiente publike. Prokuroria tha se nuk jemi në dijeni të faktit, megjithëse ne jemi paraqitur që në datën 4 në prokurori për ta paraqitur këtë provë, por nuk u mor. U bë debat se do të bëhet krahasimi i lëndës plasëse që realizon kapsolla me atë që dyshohet se klienti im ka përdorur”, është shprehur avokati.
Avokati ka shtuar se prokuroria ka deklaruar se Valter Bami ka rrezik të largohet nga vendi sepse ka disa dalje jashtë Shqipërisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




