Dhuna ndaj kushërinjve Maja, gjykata lë në burg tre pjestarë të fisit Rraja

Me kokën ulur dhe duke pritur trupën gjykuese kështu u filmuan brenda kafazit të xhamtë 4 nga 8 të arrestuarit për ngjarjen e dhunës në një lokal në Thumanë.
Ineidi Rraja, Andi Rraja, Eni Kullaj të afërm të ish deputetit Rrahman Rrahjja u lanë në burg ndërsa Kujtim Bërdakut, pronarit të lokalit ku ndodhi dhuna iu caktua masa detyrim paraqitjeje pasi mbi të qëndron vetëm akuza e moskallëzimit të krimit.
Në seancë Ineid dhe Andi Rraja nuk kanë pranuar të kenë qenë pjesë e dhunuesve pavarësisht se ata ishin në vendngjarje, ndërsa vetëm Eni Kullaj ka pranuar se i ka goditur kushërinjtë Maja.
Avokati mbrojtës ka kërkuar të ndëshkohen autorët e dhunës, por të bëhet individualizimi i veprimeve të secilit prej tyre. Organi i akzuës ende nuk e ka përcaktuar se si ka dalë video dhe për cilin qëllim është bërë publike.
Bilbil Maja dhe Jashar Maja u sulmuan me shkopin bejsbolli dhe armë nga anëtarë të fisit Rraja. Ata protestonin kundër gurores së ‘Delia Group’ për shkak se po u shkaktonte dëme në banesa me shpërthimet e kryera. Sipas dosjes hetimore të prokurorit Ylli Basha rezulton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 12:00 të datës 6 korrik.
Bilbil dhe Jashar Maja, kushërinj të parë mes tyre ishin ulur në ambientet e bar Fregen në Thumanë me qëllim për të biseduar me inxhinierin e gurores që të përdoreshin sasi më të vogla eksplozivi sepse nga shpërthimet e pakontrolluara po u dëmtoheshin banesat.
Për këtë ngjarje janë arrestuar edhe 4 sahtetas të tjerë ndërsa janë në kërkim dy vëllezërit e ish deputetit Rraja si dhe djali i tij Ramazan Rraja.
Gazetar: Kreshnik Mersinllari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




