E rëndë në Vilë-Boshtovë/ Mbyten në det babai dhe dy djemtë e tij

Aktualitet | 3 vite më parë

Tre persona të së njëjtës familje janë mbytur në det teksa ishin duke notuar në plazhin e Vilë-Boshtovës.

Sipas policisë së Kavajës, viktimat janë babai dhe dy djemtë e tij, 13 dhe 15 vjeç nga Tirana. 

“Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H  50  vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga  Tirana).”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Ndërkaq, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme