Zgjedhjet në Rrogozhinë, miratohet përmbajtja e fletës së votimit, e njëjtë me atë të 14 majit

Aktualitet | 3 vite më parë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për Kryetar të Bashkisë Rrogozhinë, për përsëritjen e zgjedhjeve, të datës 23 Korrik 2023. Fleta e votimit do të jetë e njëjtë me fletën e përdorur në zgjedhjet e datës 14 Maj 2023, por do të ketë shënimin “Zgjedhje e përsëritur për Kryetarin e Bashkisë të datës 23 Korrik 2023”.

Gjithashtu, u miratuan materialet zgjedhore dhe dokumentacionin e punës që do të përdoren në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, të datës 23 korrik 2023.

KZAZ-të dhe KQV-të do të përdorin dokumentacionin e punës, të prodhuar për zgjedhjet e datës 14 Maj 2023, me shënimin me ngjyrë të kuqe “Përsëritje e Zgjedhjeve për Kryetar Bashkie 23.7.2023”.

Gazetare: Megi Mehilli

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme