80 vjet nga Masakra e Borovës, ambasadori gjerman merr pjesë në ceremoninë përkujtimore

Aktualitet | 3 vite më parë

Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf ka marrë pjesë ditët e fundit në ceremoninë përkujtimore me rastin e 80-vjetorit të Masakrës së Borovës,  në vitet e Luftës së Dytë Botërore. 

Më 6 korrik 1943, ushtarët gjermanë të Vehrmaht-it vranë mizorisht 107 njerëz të pafajshëm, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, si hakmarrje për një sulm partizan që kishte ndodhur pak më parë, shkruan ambasada gjermane në Tiranë në rrjetin social Facebook.

“Është e drejtë dhe e nevojshme të përkujtohen ngjarje të tilla të tmerrshme. Sepse viktimat kanë të drejtë të kujtohen. Kujtimi i tiranisë nacionalsocialiste dhe katastrofës që ajo solli në botë dhe mbi vetë Gjermaninë është një kujtesë e rëndësishme për ne” shkruhet  në status.

“Paqja nuk mund të merret si e mirëqenë, përpjekjet aktive drejt pajtimit dhe mirëkuptimit janë baza për të ardhmen tonë paqësore dhe demokratike. […] Përpjekja për pajtim dhe tejkalimi i armiqësive të supozuara historike janë gjithashtu shumë të rëndësishme këtu në rajon, brenda të ashtuquajturave vendeve të Ballkanit Perëndimor, për një të ardhme rajonale të qëndrueshme dhe paqësore.
Përkujtimi i kapitujve të tmerrshëm të së kaluarës, siç po bëjmë së bashku sot, dhe ndërtimi i institucioneve që hedhin vështrimin përpara, shkojnë krah për krah me njëra-tjetrën.” shkruan ambasada gjermane me këtë rast në Facebook.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme