Vrasja e Nikulajt, kapet në Londër personi i fundit i shpallur në kërkim

Aktualitet | 3 vite më parë

I dyshuari i fundit si bashkëpunëtor në vrasjen e Ardian Nikulajt është arrestuar në Britani.

Policia bën me dije se arrestimi i britanikut është bërë në një banesë në Londër.

Shtetasi anglez Harry Simpson ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet se në bashkëpunim me pesë persona të tjerë (në rolet e porositësit, ekzekutorit dhe 3 bashkëpunëtorëve të tjerë), ka qenë i implikuar në vrasjen e biznesmenit shqiptar.

“U bë i mundur lokalizimi në një banesë në Londër, kapja dhe arrestimi me qëllim esktradimin, i shtetasit të shpallur në kërkim H. S. alias J. S., 32 vjeç, lindur dhe banues në Mbretërinë e Bashkuar. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar për shtetasin H. S. alias J. S., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thuhet në njoftim.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Manchester, me qëllim ekstradimin e 32-vjeçarit, drejt vendit tonë.

Biznesmeni Ardian Nikulajt u ekzekutua me 19 prill të këtij vitit teksa po pinte kafen në lokalin e tij në Shëngjin. Ndërkohë janë arrestuar, po në Londër katër prej autorëve të dyshuar si të implikuar në vrasjen e biznesmenit. Ata janë britanikët Harriet Bridgeman, Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe shqiptari Edmond Haxhia. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme