Ekskluzive/ 15 qytetarë nga Kosova me emrin Bill Klinton në ceremoninë e nderimit! Mungon Begaj

Aktualitet | 3 vite më parë

15 qytetarë të nga Kosova, të cilët mbajnë emrin Bill Klinton, do të jenë në pritjen e organizuar për nder të ish-presidentit amerikan Bill Klinton, kur do t’i akordohet nga kryeministri, Edi Rama, Kordoni i Madh me Yllin e Mirënjohjes Publike.  

Lajmi bëhet i ditur ekskluzivisht për RTSH nga burime qeveritare.  

Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, mbërriti të hënën në Tiranë, ku u prit nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Kreu i qeverisë shqiptare, nëpërmjet një postimi në Facebook, komentoi se e konsideron Clinton “mikun e përjetshëm të kombit shqiptar”.

Presidenti Begaj mungon në ceremoni

Ndërkaq, burimet për gazetaren e RTSH-së, Denada Shkodrani bëjnë të ditur se presidenti i vendit Bajram Begaj nuk do të jetë në ceremoninë që do të organizohet për nder të presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton.

Mospjesëmarrja e kreut të shtetit shqiptar në këtë ceremoni ka të bëjë me arsye shëndetësore.

Megjithëse nuk theksohen arsyet shëndetësore të presidentit të vendit, ai nuk do të jetë pjesë e ceremonisë ku ish-presidentit Klinton do t’i akordohet nga kryeministri Edi Rama, kordoni i Madh me Yllin e Mirënjohjes Publike.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme