Dita Ndërkombëtare pa qese plastike, Rama: Task Forca në terren, ndëshkim kujdo që nuk zbaton ligjin

Aktualitet | 3 vite më parë

Tre korriku shënon Ditën Ndërkombëtare pa qese plastike. Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije se Task Forca ndodhet çdo ditë në terren për të ushtruar kontrolle për zbatimin e ligjit dhe ndëshkimin e kujtdo që vijon prodhimin dhe tregtimin e qeseve plastike.

“3️ korriku është Dita Ndërkombëtare pa Qese Plastike, që na gjen me një iniciativë të qartë e të guximshme siç është ndalimi i qeseve plastike njëpërdorimshe, jo vetëm si ligj, po mbi të gjitha si ndryshim rrënjësor i mentalitetit të përgjegjshmërisë sonë ndaj mjedisit.

Task Forca është çdo ditë në terren për të kontrolluar zbatimin e ligjit dhe ndëshkimin e kujtdo që vazhdon me avazin e vjetër të prodhimit a tregtimit të qeseve të ndaluara”, shkruan Rama.

Duke filluar nga 1 Qershori i 2022, hyri në fuqi ligji për qeset plastike. Çdo person që hedh në treg, prodhon, imorton qese plastike dënohet me 500 mijë lekë gjobë. Në rast të përsëritjes së shkeljes, gjoba shkon deri në 1.5 milionë lekë. Ndërsa nëse kjo shkelje ripërsëritet dënohet me revokimin e lejes/ licensës së prodhimin dhe sekuestrimin e qeseve të ndaluara.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme