Aksidenti me autobusin e Unazës/ Arrestohet drejtuesi i motomjetit, lëvizte në sens të kundërt

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e motomjetit i cili u përplas një ditë më parë (2 korrik) me autobusin e Unazës, e për pasojë mbeti i plagosur 12-vjeçari që ishte pasagjer në motomjet. I mituri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia sqaron se shoferi H.Gj, drejtonte motomjetin në sens të kundër të lëvizjes, duke u përplasur me autobusin.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: H. Gj., banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maji”, duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi dhe në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me autobusin me drejtues shtetasin P. F. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme