Ndërtuan objekte pa leje, arrestohet 39-vjeçari, procedohet një tjetër

Një 39-vjeçar nga Kukësi është arrestuar nga policia pasi kishte ndërtuar pa leje një objekt për qëllime biznesi, ndërsa ka nisur procedimi në gjendje të lirë për A.Sh, i cili ndërtoi në fshatin Shtiqen një objekt pa lejen e organeve kompetente.
“U arrestua në flagrancë shtetasi M. A., 39 vjeç, banues në Kukës, pasi rezultoi se kishte ndërtuar një objekt për qëllime biznesi, pa lejen e organeve kompetente; u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., banues në fshatin Shtiqen, pasi u konstatua se kishte ndërtuar në këtë fshat, një objekt pa lejen e organeve kompetente”, njofton Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




