Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, Spahiu mesazh për Kosovën: Ruani durimin e maturinë

Besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë sot (28 qershor) festën e Kurban Bajramit. Mijëra besimtarë kanë falur namazin në sheshin “Skënderbej” në orën 06:00.
Festa e Kurban Bajramit është një prej dy festave më të rëndësishme të besimtarëve myslimanë.
Kreu i KMSH në fjalën e tij u shpreh se Kurban Bajrami është një festë madhështore, pasi buron nga një akt i pashembullt dashurie, bindjeje dhe durimi i njeriut ndaj krijuesit të gjithësisë. Spahiu dha mesazhin ndaj besimtarëve se gjëja më e mirë për ta, është përmbajtja ndaj besimit në praktikë.
Ajo që i mungon njeriut të kohës sonë, tha Spahiu, është arsyetimi dhe pasioni.
“E rëndësishme për çdonjerin prej nesh është që të mos krijojë konfuzion konceptesh, mos ta shesë këtë jetë me çmim të lirë, siç është pasuria e kësaj bote, pushteti e rendja pas gjërave të padobishme. Por të punojmë për qëllimin final të krijimit tonë, të arrijmë kënaqësinë e Zotit me çdo vepër tonën”, tha Spahiu, teksa dha një mesazh dhe popullin e Kosovës. Spahiu iu kërkoi të ruajnë durimin e maturinë e duhur për të përballuar situatat e fundit të tensioneve dhe provokimeve në veri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




