Kreu transaksione fiktive me kompaninë e inceneratorit të Fierit, ekstradohet nga Gjermania 30-vjeçari

Ekstradohet nga Greqia dhe Gjermania dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 44-vjeçari Mihal Mërkuri, është arrestuar në Greqi falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe homologëve grekë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Mërkuri është dënuar nga Gjykata e Rrethir Gjyqësor Sarandë me 10 vite burg për tentativë vrasje.
“Me datë 17.11.2000, në lagjen nr. 1, në Sarandë, për shkak të një borxhi të pashlyer, shtetasi Mihal Mërkuri ka qëlluar pesë herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Vendim Bejko, duke e plagosur rëndë atë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, u kap në Gjermani 30-vjeçari S.D., me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. 30 vjeçari ka themeluar një shoqëri Sh.p.k dhe ka kryer disa transaksione fiktive me kompaninë që ka me koncesion inceneratorin e Fierit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




