Morën para për të favorizuar studentët përmes notave, shpallet në kërkim rektorja e universitetit të Shkodrës

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia ka shpallur në kërkim rektoren e universiteti të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ndërsa ka proceduar penalisht një pedagoge.

Në njoftimin e saj policia e Shkodrës bën të ditur se ndërsa vijon puna për kapjen e rektores 59-vjeçares ka nisur procedimi në gjendje të lirë të pedagoges 36 vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, menjëherë pas publikimit në emisionin investigativ “Stop”, të një rasti korrupsioni dhe shpërdorimi detyre, të kryer në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasen S. G., 59 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë rektore e universitetit “Luigj Gurakuqi”. Vijon puna për kapjen e 59-vjeçares”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Teksa i referohet pamjeve filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, policia shpjegon se “këto shtetase shfaqen duke iu marrë studentëve të universitetit, shuma parash, në këmbim të favorizimit të tyre nëpërmjet notave.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme