Operacioni “Territor i pastër”/ Policia e Krujës arreston 52-vjeçarin, asgjesohen 500 bimë kanabis

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 52-vjeçar pasi kultivoi bimë narkotike në Kodër-Mazhë, ndërsa ka asgjësuar 500 bimë kanabis të kultivuara në afërsi të një banese.
Blutë e Krujës kanë finalizuar fazën e 16-të të operacionit të koduar “Territor i pastër”, teksa kanë arrestuar autorin e kultivimit të 500 bimëve të lëndëve narkotike.
Sipas Policisë “Si rezultat i kontrollit të ushtruar në kuadër të fazës së 16-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në afërsi të banesës së shtetasit A. H., në Kodër-Mazhë, Krujë, u gjetën të kultivuara 500 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 52 vjeç, banues në Mazhë e Vogël, Krujë”.
Në pranga ka rënë 52-vjeçari A. H, banues në Mazhë e Vogël, Krujë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




