Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Daily Mail publikon deklaratat e Shqipërisë në gjykatë

Aktualitet | 3 vite më parë

Të akuzuarit britanikë të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë rrezikojnë ta kalojnë pjesën tjetër të jetës në burg në Shqipëri.

E përditshmja Daily Mail shruan se 3 britanikë, mes të cilëve edhe një nënë e re kërkohen të ekstradohen në Shqipëri, pasi pretendohet se ata janë pjesë e grupit që organizoi dhe ekzekutoi vrasjen e 51 vjecarit më 19 Prill brenda lokalit të tij. 

Dyshimet e autoriteteve janë se Edmond Haxhia kontaktoi me Harriet Bridgeman, Steven Hunt dhe Thomas Mithan për ta ndihmuar që të lajë hesapet prej disa dekadash me Nikulajn, një histori gjakmarrjeje e nisur në 25 qershor të vitit 1997, në Lezhë,ku  Gëzim Lekstakaj dhe Lorent Gjetja, dyshohet se vranë Pëllumb Nikulajn, vëllain e Ardian Nikulajt.

Duke u ndalur në vrasjen e fundit,  Daily Mail shkruan se Bridgeman, Hunt dhe Mithan udhëtuan në Shqipëri për të survejuar lëvizjet e  Ardian Nikulajt me porosi të Edmond Haxhisë.

Ndërkohë që  autori i vrasjes dyshohet të jetë një shtetas portugez, ndërsa kamerat e fiksuan me kokore në kokë dhe jelek fosforeshent, kur qëlloi 6 herë në drejtim të 51 vjecarit për tu larguar më pas me motor nga vendi i ngjarjes.

Në gjyq shkruan Daily Mail, përfaqësuesi i qeverisë shqiptare e cilësoi  një sulm të paramenduar  dhe të planifikuar qartësisht me shenjëstrim viktimën, i përfshirë në një gjakmarrje me  një tjetër familje rivale” “Haxhia dyshohet se është organizatori i vrasjes.

Seanca dëgjimore për ekstradimin e tre britanikëve dhe Edmond Haxhisë pritet që të mbahet në Nëntor ndërkohë që nën garancinë e pasurisë jashtë qelisë është Harriet Bridgeman.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme