Kontrolle në vijën bregdetare, bllokohet një varkë e dy skafe, njëri i vjedhur në Australi

Tre mjete lundruese janë bllokuar nga policia ndërsa janë konstatuar duke lundruar në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat e lundrimit.
Policia bën me dije se janë bllokuar dy skafë, një në Durrës e Shkodër, si edhe një varkë në Sarandë pasi nuk ishin pajisur me dokumentet e nevojshme.
Sipas policisë skafi i ndaluar në Durrës rezulton i vjedhur në Australi dhe për pasojë për drejtuesin F. L., 41 vjeç, banues në Shijak, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Ndërkohë drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative 110 000 dhe 10 000 lekë të rinj.
“Në vendin e quajtur “Hunda e Marinës”, Sarandë, u bllokua një mjet lundrimi varkë plastike, sepse drejtuesi i saj nuk kishte certifikatën për ushtrimin e veprimtarisë si operator ekonomik në fushën e turizmit, si dhe sepse nuk kishte në bord, dokumentet e nevojshme për daljen në det. Për këto shkelje, drejtuesi i këtij mjeti, u ndëshkua me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 000 lekë të rinj.
Në portin e Durrësit, si rezultat i veprimeve verifikuese të kryera në bashkëpunim me homologët gjermanë, u bllokua mjeti lundrues skaf, me drejtues shtetasin F. L., 41 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ky mjet lundrues është vjedhur në Australi. Për 41-vjeçarin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Në liqenin e Shkodrës, u bllokua një mjet lundrimi skaf, pasi drejtuesi i tij nuk kishte në bord, dokumentet e nevojshme për daljen në det. Për këtë shkelje, drejtuesi i këtij mjeti lundrues, u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinj.
Vijojnë kontrollet dhe verifikimet në të gjithë vijen bregdetare të vendit, për të garantuar zbatimin e ligjit nga të gjithë pronarët apo poseduesit e mjeteve lundruese për argëtim, peshkim apo turizëm”, thuhet në njoftimin e policisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




