Plagosi me armë zjarri të riun në Lezhë, arrestohet 26-vjeçari, nën hetim 2 bashkëpunëtorët e tij

Policia e Lezhës ka arrestuar autorin e plagosjes me armë zjarri në Lezhë në fillim të muajit maj. Ngjarja ka ndodhur më 8 maj pas një konflikti të çastit për motive të dobëta jashtë ambienteve të një bilardoje në qytetin e Lezhës.
Për ngjarjen u arrestua 26-vjeçari Xh. F., 26 vjeç, i cili plagosi me armë zjarri në këmbë 22-vjeçarin A. L.
Gjithashtu nën hetim u vunë edhe 2 bashkëpunëtorët e tij L. F., 29 vjeç dhe A. Sh., 27 vjeç, pasi gjatë këtij konflikti kanë dhunuar fizikisht 22-vjeçarin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




