Pasarela e Sukthit drejt amortizimit

Aktualitet | 3 vite më parë

Në fshatin Sukth të Krujës ndodhet një pasarelë. Ajo mendohet se është ndërtuar një shekull më parë dhe ka shërbyer për lidhjen e disa fshatrave të Krujës dhe Durrësit. Në stinën e sezonit veror mjaft turistë preferojnë të kalojnë mbi këtë urë për të udhëtuar në drejtim të plazheve të bregdetit.

Prej disa vitesh ura është dëmtuar rëndë dhe përbën rrezik për automjetet që lëvizin mbi të. Bazameti prej dërrase është amortizuar, kavot dhe disa elementë të tjerë kanë pësuar dëmtime. 

Përgjatë sezonit turistik numri i automjeteve është i shtuar, janë turistë vendas dhe ata nga Kosova që preferojnë bregdetin e Lalzit, duke zgjedhur rrugën më të afërt. 

Nëse do përballesh në dy krahët me automjete që tentojnë të kalojnë, rreziku është akoma shtohet nga pesha e madhe e automjetve. 
Banorët e zonës në disa raste kanë bërë disa rikosntruksione të saj, por ka qenë e pamjaftueshme për shkak se nevojiten ndërhyrje prej Autoritetit Rrugor Shqiptar. 

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme