Transportoi 85 kg kanabis, arrestohet 32-vjeçari i shpallur në kërkim

Blutë e Fierit kanë arrestuar një 32-vjeçar të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit antidrogë “Hamil” të zhvilluar më 21 dhjetor 2022.
32-vjeçari N.R., drejtonte automjetin “Audi Q7” me të cilin po transportoheshin 3 thasë me 85 kg kanabis.
Gjatë operacionit të dhjetorit, policia vuri në pranga pronarin dhe pasagjerin e automjetit, ndërsa shpalli në kërkim drejtuesin e makinës, i arrestuar këtë të enjte (15 qershor).
Policia sqaron se “Shkon 3 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar më datë 21.12.2022.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër operacionit policor antidrogë të koduar “Hamil”, të zhvilluar më 21 dhjetor 2022, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit të shpallur në kërkim N. R., 32 vjeç, banues në Hamil”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




