Studentët e diplomuar për mjekësi, Kushi: Nuk jeni thjeshtë mjekë, por edhe humanistë

Aktualitet | 3 vite më parë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, apeloi që të sapo diplomuarit ta kryejnë me shumë profesionalizëm dhe humanizëm misionin e mjekut.

Ajo ka nënvizuar se të sapodiplomuarit nuk pritet të jenë thjeshtë mjek, por pritshmëritë e pacientëve, njerëzve, të sëmurëve janë shumë të larta se aq.

“Nuk mjafton të keni vetëm diplomën dhe bluzën e bardhë. Por ju duhet të jeni dhe shumë humanistë. Të sëmurët kanë shumë nevojë edhe për fjalë të ngrohta, kanë nevojë edhe për një shtrëngim duarsh, kanë nevojë edhe për një përfaqim. Kështu do ta kryeni siç duhet misionin e lartë të mjekut.”- ka theksuar ajo në fjalën e saj.

Sipas Kushit, duhet shumë punë dhe sakrifica, pasi studimet nuk përfundojnë vetëm që mbaroi universiteti. Ministrja nënvizoi se falë arritjeve dhe rolit aktiv në procesin e ndërkombëtarizimit sot UMT është ngritur në nivelin e universiteteve më prestigjioze evropiane.

Kushi u kërkoi studentëve që ta çojnë përpara traditën e këtij universiteti dhe në shembullin e pedagogëve e mjekëve më të mirë në Shqipëri.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme